• Header-kenniscentrum-1.jpg

« Prapa

Mbirja nga fara

blog-9-bac-online.jpg

Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Përpara se të mbillni farat, kushtojini pak kohë optimizimit të kushteve të mbirjes

Farat duhet të nxiten që të mbijnë. Disa mund të kërkojnë edhe trajtim paraprak me ngrohje, ftohje ose ujë. Disa të tjera mbijnë në errësirë dhe jo në dritë. Koha e mbjelljes mund të ndryshojë sipas bimës. Disa fara mbijnë më shpejt në verë e disa të tjera në pranverë. 

Ajo që duam të themi është se ia vlen që të mësoni rreth kërkesave të bimës suaj. Në këtë blog do t’ju japim një sërë rekomandimesh që do të bëjnë të mundur mbirjen e suksesshme nga farat. 

Këshilla përgatitjeje

  • Përdorni fara me cilësi të mirë: jo më të vjetra se 2 vjet, që vijnë nga një burim i mirë dhe që janë të përshtatshme për kopshtin ose serën tuaj. 
  • Mbillni në kohën e duhur: lexoni informacionin në pjesën e pasme të qeseve për këshilla rreth kohës së mbjelljes. Disa fara kanë nevojë të mbijnë në ambiente të brendshme dhe nuk duhet të transferohen jashtë derisa temperatura të jetë rritur mjaftueshëm. 
  • Zgjidhni ambientin e duhur të rritjes. Pjesa më e madhe e farave nuk mbijnë në dhé vazosh ose kopshti. Shembuj të ambientit të duhur të kultivimit janë: metoda e letrës së kuzhinës, sfungjeri izolues, sfungjeri për rrënjët, përzierje vermikuliti, perliti dhe myshk toke etj. 
  • Përdorni shtrat të përshtatshëm farash, prej rreth 7 centimetra të thellë. Gjithashtu, sigurohuni që ato të kenë vrima për kullim. 

Këshilla mbjelljeje

  • Njomni ambientin e kultivimit, por bëni kujdes që të mos e teproni. 
  • Kontrolloni nëse farat duhet të lagen përpara mbjelljes. A duhen lagur? Atëherë vendosini në një enë dhe shtoni pak ujë (në temperaturë dhome, uji nuk duhet të jetë shumë i ftohtë). Lërini nga 3 deri në 24 orë, derdhni ujin dhe thajini duke i prekur p.sh. me letër kuzhine. Opsion tjetër është edhe lagia me përforcuesin organik X-Seed për mbirjen e bimëve, sepse kjo bën të mundur që farat të mbijnë më shpejt. Pas lagies, sigurohuni që t’i mbillni farat menjëherë. 
  • Lini hapësirë mes farave dhe mësoni se sa thellë duhen mbjellë. 
  • Vendoseni shtratin e farave në vendin më të mirë të mundshëm. Disa fara kërkojnë diell, disa të tjera jo. Gjithashtu, sigurohuni që zona përreth të ketë temperaturën e duhur për mbirje të suksesshme. 
  • Bëni kujdes ndaj ujitjes së tepërt, por sigurohuni gjithashtu që po i jepni ujë mjaftueshëm. Veprimi më i mirë është që ta mbuloni shtratin e farave me qese mbështjellëse, sepse kjo do të ruajë lagështinë dhe temperaturën. Ngrijeni qesen përditë për ta ujitur. Kjo do të parandalojë dehidratimin e farave. 

Këshilla për kujdesin ndaj bimës

  • Kur të çelë sythi i parë, sigurohuni që të ketë dritë dielli të mjaftueshme dhe ta mbani temperaturën rreth 20°C. 
  • Mbajini filizat të lagur. 
  • Pas mbirjes, hiqni disa filiza. Kjo do të përforcojë filizat e mbetur. 

Mbirja e farave me X-Seed

X-Seed është një përforcues biologjik bimësh për hortikulturë. Ai bën të mundur mbirjen më të shpejtë të bimëve si domatja, specat, patëllxhanët, kastravecët dhe lakra. X-Seed është gjithashtu shumë i përshtatshëm për rritjen e luleve. Ky përforcues bimësh është testuar nga Universiteti i Shkencave Bujqësore dhe Veterinare në Bukuresht. Rezultatet e testit treguan që: 

  • Bimët u rezistojnë më mirë kërpudhave.
  • Bimët kanë gjasa më të ulëta të preken nga sëmundjet (e rrënjëve). 
  • Farat mbijnë tri herë më shpejt sesa pa X-Seed. Pa X-Seed, patëllxhanët thuhet se rriten deri në 3 milimetra për 8 ditë. Me përforcuesin e bimëve, ata rriten deri në 41 milimetra - një dallim i madh. 
  • Rritja e rrënjëve është më e shpejtë, duke mundësuar përthithje më të shpejtë të ushqyesve nga bima. 

Më shumë informacion

Dëshironi të dini më shumë rreth mbirjes nga fara? Apo për X-Seed? Mund të na kontaktoni në çdo moment. Presim me padurim që t’ju ndihmojmë. 

« Prapa

Scroll to top